Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vëllaznimi fiton ndeshjen e mbetur, largohet nga pozita e fundit

Të mërkurën mbrëma është zhvilluar ndeshja e mbetur e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Në Deçan u takuan Deçani e Vëllaznimi i Gjakovës.
Fitore me rezultat bindës, 42:28, shënoi skuadra gjakovare. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:11 për Vëllaznimin.
Ardi Halili i shënoi 11 gola për Vëllaznimin, ndërsa nëntë i kishte Arbër Neziri. Me gjashtë gola ndeshjen e përfundoi Egzon Lluka, ndërsa Vitar Mamusha i kishte pesë.
Dhjetë gola për vendësit i shënoi Ilir Thaqi. Tetë i realizoi Albilon Loshaj, ndërsa pesë herë konkretizoi Ardrin Dobraj.
Vëllaznimi me fitore doli në pozitën e parafundit me katër pikë. Një pozitë më lartë, përkatësisht në pozitën e gjashtë, është Deçani me gjashtë pikë.