Vëllaznimi fiton titullin e kampionit të pionieret

Me sukses të plotë ka përfunduar gara edhe në Ligën e Pioniereve. Për javë të tëra janë shfaqur ndeshje të mira dhe kanë dalë në skenë plot lojtare të reja, që janë e ardhmja e hendbollit kosovar. Në fundjavë në Ferizaj, janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale, ndeshja për vend të tretë dhe finalja.
Kampion është shpallur Vëllaznimi i Gjakovës që në finale e mposhti Vushtrrinë me rezultat 25:14. Bora Zejnullahu udhëhoqi Vëllaznimin me 14 gola. Orgesa Gola e Alba Bardhi shtuan nga 3 gola. Te Vushtrria, 10 gola i shënoi Agnesa Hysa. Dy i kishte Olta Cecelia.
Interesante ishte edhe ndeshja për vend të tretë. Vendi i tretë i takon Ferizajt, që pas ekzekutimit të penalltive e mposhti Samadrexhën (34:32).
Mirjeta Dinolli shënoi 17 gola për Ferizajn. Elisa Krasniqi shënoi 8 gola për Samadrexhën, 7 i kishte Arlinda Halili e 6 Fatime Basholli.

Lajme tjera