Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vëllaznimi udhëton në Mitrovicë për kryendeshjen e javës së fundit

Trepça e Vëllaznimi takohen të shtunën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë (20:00) në kryendeshjen e javës së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Është kjo java e fundit për këtë vit, përkatësisht për pjesën e parë të kampionatit. Në ndeshjen e parë të luajtur në Gjakovë, Vëllaznimi e Trepça kishin zhvilluar lojë të fortë, ndërsa në fund fituan mitrovicasit me rezultat 32:31.

Ndeshje e fortë e cilësore pritet edhe në Mitrovicë. Trepça është e treta me 18 pikë kurse Vëllaznimi mbanë vendin e gjashtë me 12 pikë. Të shtunën është edhe ndeshja Besa Famgas – Drenica, që fillon në ora 19:00.

Kampioni Besa Famgas ka fituar të gjitha 13 ndeshjet e deritashme dhe llogaritet favorit i madh ndaj Drencës që zë vendin e shtatë me 8 pikë. Besa udhëheq në tabelë me 26 pikë.

Tri ndeshje tjera janë të dielën: Vushtrria – Drita (18:00), Kastrioti – Prizreni (18:00), Prishtina – Llapi (15:00). Pritet ndeshje e mirë në Ferizaj ku takohen Kastrioti e Prizreni. Prishtina është favorite ndaj Llapit, njëjtë si Vushtrria ndaj Dritës.