Vëllaznimit i takon ndeshja e fundit e javës

Vëllaznimi i Gjakovës e ka fituar ndeshjen e fundit të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Të dielen në Vushtrri, Vëllaznimi fitoi ndaj Samadrexhës vendase me vetëm një gol diferencë, 29:28. Pas pjesës së parë samadrexhasit kishin një gol epërsi (18:17), por në të dytën gjakovarët kishin më shumë nga loja.

Te Samadrexha u dallua Ah. Maloku me 12 gola, kurse 9 gola i shënoi M. Jashari. Te Vëllaznimi më efikasi ishte F. Rexha me 6 gola kurse nga pesë i shënuan A. Spahija e A. Neziri.
Vëllaznimi është i pesti me pesë pikë, kurse Samadrexha e parafundit pa pikë. Samadrexha e Zhegra janë në pritje të pikëve të para në këtë edicion.

Samadrexha – Vëllaznimi 28:29 (18:17)

Samadrexha: V. Maloku, K. Maloku 3, Ah. Maloku 12, F. Maloku 1, S. Maloku 1, B. Maloku, Jashari 9, Sopjani 1, G. Maloku 1, Sh. Maloku.

Vëllaznimi: Curri, Luzha, Spahija 5, Halili 4, Mamusha 3, Gaxha 2, Fana 2, Rama 2, Rexha 6, Neziri 5.

Lajme tjera