Java e 12-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) ofron ndeshje tjera që priten me vëmendje. Ndeshjet e kësaj xhiroje luhen të shtunën e të dielën, pos asaj Besa Famgas – Deçani, që në program është më 9 dhjetor. Besa të dielën luan ndeshjen e kthimit me Potaissa Turdan në Rumani.
Sa i takon xhiros së 12-të, duelet më interesante priten në Ferizaj e Gjakovë.
Të shtunën nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj takohen rivalët e moçëm, Kastrioti e Prishtina. Prishtina është e treta në tabelë me 18 pikë, ndërsa Kastrioti ka mbetur pak prapa me pikë, ndonëse mban vendin e katërt. Kastrioti i kas 12 pikë, sa edhe Rahoveci në vend të pestë.
Rahovecin e pret udhëtim i vështirë në Gjakovë, ku të dielën nga ora 17:30 takohet me Vëllaznimin. Vëllaznimi mban pozitën e gjashtë me 10 pikë.
Llapi – Drenica (18:00) dhe Zhegra – Trepça (16:30) janë ndeshjet tjera të së dielës, me Llapin e Trepçën që llogariten favorite.