Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vendime nga mbledhja e fundit e Bordit të FHK-së

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës nën udhëheqjen e presidentit, Eugen Saraçini. Në këtë mbledhje Bordi ka diskutuar për paraqitjen e Kombëtareve të reja në Kampionatet Evropiane të kësaj vere.

Bordi ka vlerësuar punën dhe angazhimin e kryetrajnerit të Kombëtares U20, Taib Kabashi dhe trajnerit të përkohshëm të Kombëtares U18, Fatmir Muhaxheri. Bordi ka vendosur që Kabashin dhe Muhaxherin t’i lirojë nga pozita e kryetrajnerëve.
Kabashit në fakt i ka përfunduar mandati dyvjeçar, kurse Muhaxheri ishte i angazhuar vetëm për Evropianin në Letoni. Ai vazhdon angazhimin në shtabin teknik të Kombëtares A.

Bordi i FHK-së ka falënderuar Kabashin e Muhaxherin për punën e bërë me shumë zell dhe përkushtim. Bëhet fjalë për dy personalitete që kanë dhënë shumë dhe vazhdojnë të japin shumë për hendbollin tonë.
Së shpejti Bordi do të vendosë për trajnerët e këtyre grupmoshave.