Vendime të rëndësishme të Bordit të FHK-së

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. Nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, bordi analizoi kampionatin që tashmë ka përfunduar dhe mori vendime të rëndësishme. Edicioni 2022/2023 është vlerësuar shumë i suksesshëm, ndërsa është premtuar angazhim maksimal për avancim të mëtejmë.
Ndërkohë, sipas autorizimit nga Kuvendi i fundit i Punës, bordi mori vendim që sistemi i garave të mbetet ai që ishte në edicionin 2022/2023. Ky vendim u mor pas një diskutimi të gjerë, ku kishte argumente pro dhe kundër.
Bordi ka shqyrtuar dhe ka aprovuar raportin e Komisarit të garave. Është vlerësuar puna e komisarit Isak Osmani dhe u vendos që të njëjtit t’i besohet detyra e ndjeshme edhe në edicionin e ardhshëm garues, 2023/2024.
Bordi i FHK-së po ashtu mori vendim që afati i rregullt kalimtar të fillojë më 15 qershor dhe të përfundojë më 15 korrik.

Lajme tjera