Verona është anëtare e re e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Verona siguroi inkuadrimin në Superligë duke e fituar ndeshjen e barazhit. Të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Verona e mposhti Ulpianën me rezultat bindës, 38:27.
Te fitorja skuadra e Veronës erdhi në pjesën e dytë. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 16:15 në të mirë të Ulpianës.
Qëndresa Berisha i realizoi nëntë gola për Veronën, ndërsa tetë i kishte Kaltrina Paci. Me nga gjashtë gola në suksesin e madh kontribuan Ardiana Prapashtica e Florentina Preniqi.
Alketa Baftijari i kishte nëntë gola për Ulpianën. Shtatë i shënoi Nikelina Franca, ndërsa nga katër Flaka Hoti e Ermira Krasniqi.
Verona ishte e dyta në Ligën e Parë, kurse Ulpiana e parafundit në Superligë. Edicionin e ardhshëm Verona garon në Superligë e Ulpiana në Ligën e Parë.