Vetëm fitore për Besën, Trepça fiton derbin rivalizues me Vëllaznimin

Kampioni aktual, Besa Famgas e ka fituar bindshëm ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor të Superligës së Kosovës në hendboll. Besa të shtunën në Pejë fitoi ndaj Drenicës me rezultat 46:24.

Kjo ndeshje i takoi javës së 14-të. Besa Famgas i ka fituar të gjitha 14 ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 28 pikë. Drenica renditet e shtata me 8 pikë. Drenica është mbajtur më mirë në pjesën e parë që përfundoi 19:11 për Besën. Por në të dytën pejanët u shkëputën shumë.

J. Muqolli me 9 gola dhe B. Ramosaj me 8 gola ishin më efikasët te kampioni vjeshtor, Besa. Te Drenica, K. Kastrati shënoi 8 gola.

Të shtunën u luajt edhe derbi i xhiros së fundit për këtë vit. Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë para rreth 400 shikuesve u takuan Trepça e Vëllaznimi. Fitore shënoi Trepça me rezultat 25:22.

Me këtë fitore, Trepça forcohet në pozitën e tretë me 20 pikë. Vëllaznimi mbetet i gjashti me 12 pikë. Ishte një derbi i vërtetë me një fund dramatik. Mitrovicasit në pjesën e parë kishin vazhdimisht epërsi të lehtë, që shkoi në katër gola në fund (12:8). Por gjakovarët nuk u dorëzuan për asnjë çast.

Epërsia e Trepçës vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ndërsa rezultati në minutën e 52-të ishte 21:15. Lojtarët e Vëllaznimit megjithatë nuk u dorëzuan dhe me mbrojtje presing në minutat e fundit, e bënë finishin dramatik. Në minutën e 57-të rezultati u ngushtua në 23:21. Portieri V. Buqinca shënoi për 24:21 e më pas E. Lluka realizoi për 24:22. Në minutën e fundit S. Maxhera shënoi për 25:22 për të shuar shpresat e Vëllaznimit për të marrë pike në Mitrovicë.

F. Cimili ishte më efikasi te Trepça me 6 gola. 6 gola i shënoi edhe Lluka te Vëllaznimi.Për herë të dytë këtë edicion këto dy skuadra kanë luajtur ndeshje të fortë mes tyre.

Tri ndeshje tjera janë të dielen.

BesaFamgas – Drenica 46:24 (19:11)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 1, Jupa 4, Y. Muqolli 5, Luzha, Visoka 3, Kukrika 2, Thaqi, Ramosaj 8, Tahirukaj 6, Gjuka 5, J. Muqolli 9, Mushkolaj 3.

Drenica: Binaku 4, Hamza 2, Sahiti 4, Zekaj 5, Kastrati 8, Geci, Baliu, Muqolli, Batatina 1.

Trepça – Vëllaznimi 25:22 (12:8)

Trepça: Buqinca 1, Sejdijaj, Mujka 2, Beqiri, Maxhera 4, Zhuri, Shala 4, Shabani 4, Nimani, Qabra, R. Shabani 3, Voca, Terziqi, Neziri 1, Cimili 6, Fejzullahu.

Vëllaznimi: Pozhegu, Hoxha, Rama 3, Lluka 6, Halili 2, Luzha 1, Morina, Rexha 3, Mamusha 2, Neziri 2, Fana 3.

Lajme tjera