Vetëm fitore për Ulpianën që siguron titullin vjeshtor

Klubi i themeluar në vitin 2016, Ulpiana, ka dominuar në Ligën e Parë të hendbollisteve. Stinori vjeshtor në Ligën e Parë përfundoi të dielën, ndërsa Ulpiana e Lipjanit do të dimërojë si kampione vjeshtore.

Ulpiana fitoi thellë në ndeshjen e fundit ndaj Dukagjinit. Për skuadrën e drejtuar nga profesori Tefik Retkoceri, ishte fitorja e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura.

Me bilanc të qindpërqindtë, Ulpiana renditet e para në tabelë, e përcjellë nga Prizreni që ka një disfatë. Dukagjini, Trepça, CLICK, Deçani e Llapusha, kanë dëshmuar po ashtu vlera.

Lojtaret e reja që janë pjesë e klubeve të Ligës së Parë, shpejt pritet të bëhen të rëndësishme për hendbollin tonë, me punë e përkushtim në stërvitje. Ulpiana është një prej klubeve që kët edicion ka organizim të mir që synim të saj ka inkuadrimin në Superligë.

Lajme tjera