Vizitë e rëndësishme e zyrtares së EHF-së

Për dy ditë për vizitë në Prishtinë ka qëndruar zyrtarja e Federatës Evropiane të Hendbollit, Nadja Lacina. Ajo ka bërë inspektimet e nevojshme lidhur me Kampionatin Evropian U19 të hendbollisteve që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë.

Ajo ka dhënë vërejtjet dhe sygjerimet që janë shumë të rëndësishme lidhur me përgatitjet për Evropianin e hendbollisteve të reja.
Lacina do të jetë përgjegjëse e EHF-së për Evropianin e korrikut.
Inspektimi i ardhshëm i saj është pas tri javësh.

Lajme tjera