Vlerësimi i përzgjedhësit Shabani për shortin

Në foto shihet përzgjedhësi i kombëtares sonë (femrat), Agron Shabani.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) të enjten ka mësuar kundërshtarët e eliminatoreve për “Euro 2020”. Kosova do të garojë në grupin e tretë ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Sllovenia e Bjellorusia. Kombëtarja jonë ndeshjen e parë e luan si mysafire ndaj Sllovenisë, më 25 apo 26 shtator. Më pas më 28 apo 29 shtator e pret Gjermaninë, favoriten e grupit. Në mars të vitit tjetër luan dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë e në fund të majit luan me Slloveninë në Prishtinë dhe me Gjermaninë si mysafire.

Bjellorusia është kundërshtar i njohur për vajzat tona. Me këtë kombëtare jemi takuar tri herë, dy herë në kualifikimet për “Euro 2018” e një herë në kualifikimet për botëror.

Përzgjedhësi i Kosovës, Agron Shabani e ka vlerësuar të vështirë shortin. Dy kombëtaret e para në tabelë kualifikohen për në kampionat evropian që mbahet në Norvegji e Danimarkë. Kosova për herë të parë nis kualifikimet nga faza kryesore, falë përmirësimit të rezultateve.

“Ishim pa fat në short. Ëhtë short i vështirë, kemi të bëjmë me tri ekipe të nivelit të lartë. Me Bjellorusinë jemi të njoftuar. Në ndeshjen ndaj saj në Prishtinë kemi mundur të ndahemi të kënaqur si me rezultat ashtu edhe me lojë. Pësuam një humbje jo të lartë në Prishtinë, e ndoshta me pak fat rezultati do të ishte edhe më i ngushtë. Në lojën në Bjellorusi, në rrethana të shumta rënduese, humbëm lojën me rezultat të lartë. Vajzat njihen me këtë ekip dhe mendoj se kemi mësuar prej gabimeve . Sa i takon Gjermanisë e Sllovenisë, ndoshta nuk janë të nivelit të Hungarisë e Holandës, por janë ekipe që luajnë rol të madh në çdo turne”, ka thënë përzgjedhësi Shabani, duke komentuar shortin. Ai ka thënë se fakti që Gjermania në dy miqësore me Holandën kishte një humbje e një fitore, dëshmon për kualitetin e gjermaneve.

“Pas një periudhe që nuk patën rezultate të mira si kombëtare, me ardhjen e trajnerit të ri, Henk Groener, ekipi i femrave i Gjermanisë prapa lajmërohet në skenën ndërkombëtare me rezultate të mira. Sa i përket Sllovenisë, është ekip cilësor me lojtare që luajnë në klube me renome evropiane”, ka theksuar Shabani për të vazhduar që megjithatë Kosova nuk ia ka frikën asnjë kundërshtari: “Jemi ekip që nuk frikësohemi nga asnjë kundërshtar. Në të ardhmen do të jemi më të kompletuar. Do të na bashkohen edhe disa lojtare me përvojë, sidomos Albana Arifi që do të jetë ndihmë e madhe për bashkëlojtaret tjera”.

Sekretari gjeneral i FHK-së, Izet Gjinovci pret që ndeshjet me Gjermaninë dhe Slloveninë të shërbejnë për të rritur edhe më tej profilin e hendbollit të femrave në vend, që në vitet e fundit është në ngritje të vazhdueshme.

“Sa i takon rezultateve na mbetet që në Prishtinë të kërkojmë fitoren ndaj Bjellorusisë, kombëtares që po na përcjell në disa cikle eliminatore. Pikërisht ndeshjet me bjelloruset do të jenë barometër për ngritjen e nivelit tonë. Në këtë nivel nuk ka rivalë të lehtë, por e rëndësishme është që ne po ngritemi”, ka thënë Gjinovci.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj – Kastrioti është të …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës A. Por në Superligën …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

<