Hendbollistet e Vushtrrisë kanë fituar bindshëm përballjen lokale ndaj Samadrexhës. Në ndeshjen e luajtur të martën në Vushtrri, hendbollistet e trajnerit Arben Parduzi kanë fituar me rezultat 33:12 ndaj Samadrexhës.
Me këtë ndeshje ka filluar java e dytë në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Vushtrria ka ruajtur përbërjen nga kampionati i kaluar dhe ka pretendime të mëdha për këtë edicion.
Vushtrria ka fituar bindshëm edhe në javën e parë.
Ndeshjet tjera të xhiros së dytë luhen në fundjavë.
Vushtrria – Samadrexha 33:12 (17:5)
Vushtrria: Kelmendi, B. Gubetini, Berisha, Avdiu 5, Rama 10, Zymeri 2, Preniqi 1, Mehmeti, Paci 2, D. Rrahmani 3, B. Rrahmani 4, R. Gubetini 1, Selaci 1, Kasumi 4, Tahiri.
Samadrexha: Ar. Maloku, Halili, A. Maloku 8, Q. Basholli, R. Maloku, P. Basholli, E. Basholli 1, Surdulli, D. Basholli 2, Musliu 1.