Vushtrria e fiton ndeshjen e fundit kampionale

Vushtrria e ka përfunduar me fitore edicionin 2023/2024 në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së 28-të, vushtrriasit, që ishin vendas, fituan ndaj Vëllaznimit me rezultat 31:26.
Mysafirët nga Gjakova ishin në epërsi 16:15 pas pjesës së parë. Por në të dytën më shumë shfaqën hendbollistët vendas që fituan me pesë gola dallim.
Fitim Klinaku i shënoi 11 gola për Vushtrrinë, derisa gjashtë i kishte Erkan Abazxhiku.
Labinot Kërleshi, Luigj Kolaj e Egzon Lluka i shënuan nga shtatë gola për Vëllaznimin.
Vushtrria e përfundoi kampionatin në pozitën e gjashtë me 15 pikë. Vëllaznimi është i shtati me tetë pikë, ndërsa e ka një ndeshje më pak të luajtur. Vëllaznimi do të luaj në barazh për vendin në Superligë.

Lajme tjera