Vushtrria e nis ndaj Shqiponjës mbrojtjen e titullit

Kampionia aktuale, Vushtrria, e nis ndaj Shqiponjës mbrojtjen e titullit në Superligën e hendbollisteve. Shorti për edicionin e ri garues, 2021/2022, është tërhequr të martën në lokalet e FHK-së.

Edicioni i ri në Superligën e hendbollisteve fillon më 18 shtator.

Ndeshjet e xhiros së parë janë: Vushtrria – Shqiponja, Samadrexha – Vjosa, Kastrioti – Vëllaznimi, Drita – Istogu, Prishtina – Jusuf Gërvalla, Ferizaj – Ulpiana.

Nga Superliga në edicionin e ri largohen tri skuadra, pasi në edicionin 2022/2023 në elitë do të garojnë dhjetë skuadra.

Shorti është tërhequr nga komesari i garave, Istref Sadriu dhe administratori i garave, Muhamet Arifi.

Lajme tjera