Të shtunën luhen tri ndeshje ndërsa të dielen edhe dy tjera të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në Vushtrri në mes të Vushtrrisë dhe Prishtinës. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 18:00.
Vushtrria është e vetmja që i ka fituar të gjitha ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 12 pikë. Prishtina është e katërta me nëntë pikë. Krahas katër fitoreve e ka edhe një barazim e një humbje.
Të shtunën prej orës 14:30 në Junik luajnë Istogu e Vjosa, kurse në ora 13:30 fillon ndeshja në mes të skuadrave Jusuf Gërvalla e Vëllaznimi.
Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo që luhet në Ferizaj të dielen nga ora 15:30. Kastrioti i vendit të pestë e pret Shqiponjën e vendit të dytë. Kastrioti i ka shtatë pikë, kurse kampioni Shqiponja i ka 10 pikë, sa edhe Istogu i vendit të tretë.
Ndeshja tjetër që luhet të dielen është ajo në mes të Samadrexhës e Dritës, që fillon në ora 13:00.
Në Ligën e Parë të femrave është java e gjashtë. Të shtunën janë ndeshjet Dukagjini – Deçani (13:00) dhe Trepça – Verona (12:00). Të dielen janë dy ndeshje tjera: Llapusha – Ulpiana (13:00), KEK-u – Prizreni (15:00). Ndeshja mes Ferizajt dhe CLICK luhet më vonë.