Vushtrria – Ferizaj, ndeshja më interesante e çerekfinales së Kupës

Të martën nga ora 12:00 është tërhequr shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Ndeshja më interesante do të zhvillohet në Vushtrri ku takohen Vushtrria e Ferizaj. Bëhet fjalë për dy skuadra që synojnë edhe titullin e kampionit.

Çerekfinalet tjera janë: Kastrioti – Shqiponja, Istogu – Drita, Vëllaznimi – Prishtina. Ndeshjet çerekfinale luhen më 11 e 12 mars.

Lajme tjera