Vushtrria, finalistja e dytë

Vushtrria do të luajë ndaj Istogut në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, Vushtrria e ka fituar ndeshjen shumë të fortë dhe dramatike ndaj Prishtinës me rezultat 23:19. Epërsia prej katër golave e vushtrriaseve është krijuar vetëm në momentet e fundit të ndeshjes, që ishte e barabartë prej fillimit.

Në pjesën e parë Vushtrria ishte thuajse tërë kohën në epërsi të lehtë që shkoi më së shumti në dy gola. Por në fund të pjesës së parë ishin prishtinaset që kishin më shumë nga loja dhe shkuan në pushim me dy gola epërsi, 12:10.

Ndeshje e fortë dhe dramatike vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Në minutën 36-të prap Vushtrria doli në epërsi me një gol (14:13), por prap Prishtina ktheu epërsinë deri në dy gola. Në minutën e 40-të rezultati u barazua në 16:16 dhe më pas Vushtrria kaloi në epërsi tjetër që nuk e lëshoi deri në fund. Në minutën e 54-t rezultati ishte 19:18 për Vushtrrinë që më pas shënoi edhe katër gola për 23:18, ndërsa në fund Prishtina shënoi për 23:19.

A. Kelmendi udhëhoqi Vushtrrinë me plot 11 gola. U dallua edhe portierja Nj. Kelmendi e poashtu lojtaret tjera. Te Prishtina, A. Stagova shënoi 9 gola kurse paraqitje të mirë kishte edhe portierja R. Uka.

Finalja në mes të Istogut e Vushtrrisë zhvillohet të dielen nga ora 16:30.

Vushtrria – Prishtina 23:19 (10:12)

Vushtrria: Nj. Kelmendi, B. Gubetini, Shala, Avdiu 1, Rama 1, Zymberi 2, Preniqi 2, Mehmeti, Paci 2, A. Kelmendi 11, Rrahmani, R. Gubetini, Selaci, Kasumi, Tahiri 4, Sfarqa.

Prishtina: Uka, A. Krasniqi, B. Krasniqi, Llapashtica, Hashani 1, Bersha 2, Stagova 9, Fazlija 1, Matarova 4, Mekolli 2, Sefedini, Kurteshi, E. Berisha, Shala, F. Krasniqi.

Lajme tjera