Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria fiton derbin, Istogu vazhdon me fitore

Derbin e javës së 17-të të Superligës së hendbollisteve e ka fituar Vushtrria. Vushtrria të shtunën para tifozëve të vet e mposhti kampionin aktual, Shqiponjën me rezultat 32:27.

Pas pjesës së parë vushtrriasit kishin katër gola epërsi, 15:11. Vushtrria kështu ka mbetur në vend të dytë me 29 pikë. Shqiponja ka rënë në vend të katërt me 23 pikë.

Në pozitën e parë me tri pikë më tepër se Vushtrria vazhdon të jetë Istogu që të dielen nuk lejoi befasi duke fituar ndaj Samadrexhës me rezultat 46:28.

Prishtina ka fituar ndaj Dritës (39:27), ndërsa Kastrioti ndaj Vëllaznimit (36:17). Vjosa nuk ka udhëtuar për të zhvilluar ndeshjen me Jusuf Gërvallën. Vjosa është tërhequr nga garat.

Kastrioti – Vëllaznimi 36:17 (20:7)

Kastrioti: Rogova, Gashi 1, S. Reqica 4, Gashi 6, E. Reqica 4, Salihu 3, Stagova 6, Misini 1, Saliu 11.

Vëllaznimi: Kastrati, Daija, Mullakadrija, Cermjani 1, Radoniqi 13, Bytyqi 1, Zhubi 2, Hoda.

Istogu – Samadrexha 46:28 (23:12)

Istogu: Shehdadi, Ahmetxhekaj, Berisha 7, D. Rexhaj 6, Rugova 7, V. Rexhaj 2, F. Rexhaj 2, Gashi 8, Ferataj 7, Halitaj 7.

Samadrexha: A. Maloku, Halili, Maloku, Surdulli 1, Rr. Basholli, G. Basholli 4, Maloku 1, Q. Basholli 5, Ar. Maloku 13, D. Basholli 2, E. Basholli, L. Basholli 2.

Vushtrria – Shqiponja 32:27 (15:11)

Vushtrria: N. Kelmendi, B. Gubetini, Shala, Avdiu 1, Rama 1, Zymberi 5, Mehmeti, Paci 3, A. Kelmendi 10, Rrahmani 1, R. Gubetini, Kasumi 4, Sfarqa, Tahiri 7, Preniqi, Selaci.

Shqiponja: Ferizaj, D. Juniku 2, Juniku 1, Goqi 4, Mehmeti 13, Nivokazi 4, Berisha 5, Rexhepi.

Prishtina – Drita 39:27 (15:14)

Prishtina: Sefedini 4, Uka, Mekolli 1, Matarova 2, Fazlija 12, Stagova 5, Q. Berisha 6, Hashani 4, Llapashtica 2, B. Krasniqi 1, Prelvukaj, A. Krasniqi 1.

Drita: Sadiku, Kqiku, E. Daku 2, Arifi 1, Rexhepi 4, A. Daku, Rudhani 10, Krasniqi 7, Vokshi 2, Januzi.

Lajme tjera