Vushtrria fiton derbin te femrat

Vushtrria e ka fituar derbin e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll për femra. Të shtunën mbrëma në palestrën në Vushtrri para një numri të konsiderueshëm shikuesish, vashat vushtrriase fituan ndaj Shqiponjës së Gjakovës me rezultat 26:24. Pjesën e parë e fituan gjakovaret me 12:10, por në të dytën vendaset përmbysën rezultatin dhe arritën te fitorja e vlefshme. Kështu Vushtrria është forcuar në pozitën e parë në tabelë. I ka 19 pikë, tri më tepër se Shqiponja në vend të dytë dhe Prishtina në vend të tretë.

Te Vushtrria më efikasja ishte K. Paci me tetë gola. Ndërkohë për Shqiponjën nëntë gola i realizoi Sh. Fazlija.

Me ndeshjet e javës së 11-të është hapur stinori pranveror në Superligën e femrave. Të shtunën u luajt edhe ndeshja mes Samadrexhës e Kastriotit. Fitore me rezultat të thellë, 32:13, shënoi Kastrioti. Ndërkohë të dielen Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 39:33.

Të dielen në program ishin edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 16-të në Superligën e meshkujve. Në Podujevë,Kastrioti fitoi ndaj Llapit me rezultat 34:22 kurse në Gjakovë, Vëllaznimi e mposhti Zhegrën me 38:25.

Femrat

Vushtrria – Shqiponja 26:24 (10:12)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Avdiu 5, Mehmeti, Zymberi 2, Kasumi 1, Preniqi 2, Paci 8, B. Rrahmani 1, D. Rrahmani 4, Tahiri 3.

Shqiponja: Rudaku, Bajrami 5, Fazlija 9, Goci, Malaj 6, Mehmeti, Pjeshiq 2, Haxhosaj, Juniku 2.

Samadrexha – Kastrioti 13:32 (6:17)

Samadrexha: A. Maloku, D. Basholli 3, G. Basholli 6, L. Basholli, E. Basholli, R. Maloku 2, Rr. Basholli 1, F. Basholli, Q. Basholli 1.

Kastrioti: Rugova, Gurgurovci, V. Gashi 8, Salihu 8, P. Gashi 7, Qukovci 1, S. Reqica, E. Reqica 1, Stagova 5, Saliu 2, Qerkini.

Vëllaznimi – Prishtina 33:39 (12:20)

Vëllaznimi: Kastrati, Hana, Radoniqi 16, Bytyqi, Lluka, Zhubi 1, Bordoniqi 1, Morina, Krasniqi 3, Kursani 11, Kusari 1, Brovina.

Prishtina: Uka, A. Krasniqi, Bregovina, A. Prapashtica 5, Ferataj 6, B. Krasniqi, Hashani, Berisha 4, Hoti, Mekolli 5, Prelvukaj 6, Matarova, Sopjani 5, G. Llapashtica, Stagova 7, Zeqiri.

Meshkujt

Vëllaznimi – Zhegra 38:25 (17:13)

Vëllaznimi: Luzha, Hasi, Sadria, Nagavci 1, Lluka 6, Kusari 6, Leka 15, Peja 4, Spahija 2, Gaxha, Fana, Mamusha 1, Haxhiavdyli, Buza, Pruthi, Cula 3.

Zhegra: Idrizi, B. Agushi, Q. Isufi, Sh. Shaqiri 2, A. Isufi 2, Haziri, F. Isufi 2, A. Haziri 12, Ad. Isufi 4, Aliu 4, A. Agushi.

Llapi – Kastrioti 22:34(11:17)

Llapi: G.Mani, F.Bajrami 2, E.Havolli 1, B.Hasani 2, J.Mani 1, B.Abazi 9, A.Idrizi 2, R.Visoka, A.Sejdiu, F.Beshiri 1, A.Hoxha 4, F.Qitaku, A.Haxhiu, G.Retkoceri, A.Muqiqi.

Kastrioti: M.Mehemti, D.Dugolli, K.Syla 3, B.Rexhepi, A.Dugolli, A.Rudari, F.Mustafa 1, L.Shabani 3, E.Hoxha 2, J.Bislimi 4, H.Salihu 3, Rr.Ramadani 2, D.Haxhimusa 11, Q.Ibrahimi 3, D.Ramadani.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …

Prej të enjtes e deri të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë …