Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria mposht Llapin dhe del në vendin e pestë

Vushtrria e ka fituar ndeshjen më interesante të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të dielën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Vushtrria mposhti Llapin me rezultat bindës, 39:29.

Erkan Abazxhiku ishte më efikasi te vushtrriasit me dhjetë gola. Nëntë i realizoi Egzon Ademi e tetë i kishte Muhamet Hyseni.

Nga shtatë gola për llapjanët i realizuan Blerton Hasani e Ardi Halili. Me katër gola ndeshjen e përfundoi Enis Rexhepi.

Me fitore Vushtrria doli në vendin e pestë me tetë pikë, sa i ka edhe Vjosa në vendin e gjashtë dhe Llapi në të shtatin.

Po të dielën, Besa Famgas fitoi ndaj Vjosës në Shtime me rezultat 42:25. Jon Vokshi u shqua te pejanët me 12 gola. Tetë i kishte Olsi Mulaj.

Festim Mustafa i kishte 12 gola për Vjosën, kurse Erblin Qerimi e Stefan Kocharov i realizuan nga katër.

Besa Famgas është e dyta me 18 pikë.