Hendbollistet e Vushtrrisë do të luajnë në finale të plejofit të Superligës së Kosovës. Finalen ndaj Istogut, Vushtrria e siguroi të mërkurën me fitoren 24:22 ndaj Prishtinës, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:11 për vushtrriaset.
Ishte kjo fitorja e dytë e Vushtrrisë në gjysmëfinale, pas asaj të arritur të shtunën në Vushtrri me rezultat 26:19. Kështu Vushtrria me dy fitore kalon në finale. Vushtrria përfundoi stinorin e rregullt në vend të dytë, ndërsa Prishtina në të tretin.
Të mërkurën më efikasja te Vushtrria ishte K. Avdiu me 6 gola, ndërsa A. Kelmendi realizoi 5 gola. M. Sefedini e Q. Berisha shënuan nga 4 gola për Prishtinën.
Prishtina – Vushtrria 22:24 (11:12)
Prishtina: Uka, A. Krasniqi 1, B. Krasniqi 3, Sefedini 4, Mekolli 2, Matarova 1, Stagova 2, Berisha 4, Hashani 3, Llapashtica, E. Berisha 1, Shala, Kurteshi, F. Krasniqi.
Vushtrria: Nj. Kelmendi, B. Gubetini, Shala, Avdiu 6, Rama 3, Zymberi 2, Preniqi, Paci 2, A. Kelmendi 5, Rrahmani, R. Gubetini, Selaci, Kasumi 3, Tahiri 3, Sfarqa.