Vushtrria nis Superligën A me fitore bindëse

Superliga A e Kosovës në hendboll për femra ka nisur me fitore bindëse të skuadrës së Vushtrrsë. Në kuadër të javës së 15-të kampionale, Vushtrria të shtunën mbrëma para shikuesve të vet fitoi ndaj Prishtinës me dhjetë gola dallim, 23:13. K. Paci me tetë gola udhëhoqi Vushtrrinë.

Vushtrria me fitore përforcohet në pozitën e parë me 26 pikë. Prishtina është e katërta me 19 pikë. Ndeshja tjetër e javës së 15-të të Superligës A mes Istogut e Shqiponjës luhet të dielen (nesër) nga ora 13:00.

Të shtunën u luajt edhe ndeshja e Superligës B mes Kastriotit e Vëllaznimit. Skuadra ferizajase fitoi me rezultat 31:15. Nesër prej orës 12:30 është ndeshja Drita – Samadrexha.

Superliga A
Vushtrria – Prishtina 23:13 (11:5)

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Salihu, Shala 2, Avdiu 3, Zymberi 3, Preniqi 1, Mehmeti, Paci 8, D. Rrahmani 1, Gubetini, Mulaku, Kasumi 1, Sfarqa, Tahiri 4, B. Rrahmani.

Prishtina: Uka, Krasniqi, Bregovina, Ferataj, Berisha 5, Prapashtica, Matarova, Sopjani 2, Berisha, Halimaj, Prelvukaj 4, Hoti, Zeqiri, Hashani 1, Mekolli 1, Stagova.

Superliga B
Kastrioti – Vëllaznimi 31:15 (15:8)

Kastrioti: Rogova, Gurgurovci 2, M. Dinarica, Gashi, Qerkini, A Dinarica 7, Misini 1, S Reqica, E. Reqica 11, Gashi 2, Salihu, E. Gurgurovci, Stagova 5, Salihu 5.

Vëllaznimi: Cërmjani, Kastrati, Mullakadrija, Kursani, Hana, Krasniqi, Zhubi, Kusari 1, Bytyqi, Radoniqi 14, Bordoniqi, Cërmjani, Morina, Selmanaj.

Lajme tjera