Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Vushtrria pret Prishtinën në takimin më rivalizues

Vushtrria e Prishtina takohen të dielen nga ora 17:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, në takimin që pritet të sjellë rivalitetin më të madh në javën e shtatë të Superligës së hendbollisteve.

Të dy skuadrat shpresojnë të kthehen te fitorja, pas disfatave që i pësuan javën e kaluar. Vushtrrinë e mposhti Ferizaj, kurse Prishtina pësoi nga Istogu. Vushtrria është e katërt me 8 pikë, kurse Prishtina e treta me 10 pikë. 10 pikë i ka edhe Istogu në vend të dytë kurse lider në tabelë është Ferizaj me 12 pikë.

Të dielen janë edhe ndeshjet Drita – Vëllaznimi (12:30) dhe Samadrexha – Kastrioti (13:30). Të shtunën luajnë dy skuadrat e para në tabelë. Ferizaj është mysafir i Shqiponjës në Gjakovë nga ora 14:00 kurse Istogu në Pejë luan ndaj Jusuf Gërvallës nga ora 15:00.

Edhe në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e shtatë. Llapusha – Ulpiana është ndeshja që luhet të shtunën (17:00). Të dielen janë katër ndeshjet tjera: Deçani – Verona (12:00), Vjosa – Trepça (11:30), KEK-u – Prizreni (16:00), CLICK – Dukagjini (14:30).