Vushtrria e ka shënuar fitoren e parë në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës për hendbollistë. Vushtrria të premten e mposhti rivalin fqinj, Samadrexhën me rezultatin bindës, 39:26. Ishte kjo ndeshja që e hapi javën e 17-të kampionale.
Vushtrria është ngritur në vend të pestë me 13 pikë kurse Samadrexha mbetet e fundit me 2 pikë.
Samadrexha kishte dy gola epërsi pas pjesës së parë (18:16), por në të dytën Vushtrria ishte bindëse.
Ndeshjet tjera të javës së 17-të luhen të shtunën e të dielen. Derbi është të shtunën nga ora 19:00. Në palestrën “Karagaçi” në Pejë takohen Besa Famgas e Prishtina.
Vushtrria – Samadrexha 39:26 (16:18)
Vushtrria: Ibishi, Mikullovci, Karaqa, Neziri 9, Jashari, Sadiku 2, Gubetini 5, Ar. Karaqa 6, Lahu 1, Jashari 2, Musa 8, Shabanaj 6, Meholli, Demiri.
Samadrexha: Sh. Maloku, Hyseni 6, Krasniqi 4, Bunjaku, A. Basholli 3, Jashari 4, K. Maloku 2, B. Maloku 2, S. Maloku 5.