Dy gjyqtarët prishtinas të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë drejtuar edhe një ndeshje evropiane. Ata të martën ishin në Manastir të Maqedonisë së Veriut ku drejtuan takimin në mes të Pelisterit dhe Magdeburgut gjerman. Ndeshjen me rezultat 32:24 e fitoi skuadra gjermane.
Për delegat, Xhema e Jahja e kishin Kamer Metallarin.
Ishte kjo ndeshja e parë e një të tetës së finales të Ligës Evropiane (meshkujt). Ndeshja e kthimit është më 30 mars në Gjermani.
Gjyqtarëve të Federatës sē Hendbollit të Kosovës po u besohen ndeshje gjithnjë e më të rëndësishme të garave evropiane.