Xhema e Jahja drejtuan ndeshjen interesante në Kroaci

Sherif Xhema e Besfort Jahja kanë pasur angazhim evropian në fundjavë. Dyshja prishtinase e gjyqtarëve kanë drejtuar ndeshjen e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë në mes të HRK Gorica dhe TJ Sokol Nove Veseli.
Ndeshja u luajt në Velika Gorica në Kroaci. Fitore me rezultat të ngushtë, 27:25, shënoi skuadra kroate, Gorica. Ndeshja e kthimit luhet në Çeki.

Xhema e Jahja janë vlerësuar lartë për kryerjen e punës së tyre, ndërsa ata kanë vazhduar me paraqitje të rregullta të gjyqtarëve kosovarë në kupat evropiane.

Lajme tjera