Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Xhema e Jahja drejtuan ndeshjen interesante në Pragë

Dy gjyqtarët prishtinas të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja kanë drejtuar një ndeshje interesante evropiane të dielën. Ata ishin të deleguar në takimin Dukla Praha – Drammen, që u luajt në Pragë të Çekisë. Ishte kjo ndeshja e kthimit e raundit të tretë të Kupës Evropiane.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 29:28 në të mirë të Drammenit. Me rezultat të njëjtë Dukla e kishte fituar ndeshjen e parë në Norvegji. Kështu u ekzekutuan penalltitë, ndërsa fitore me rezultat të përgjithshëm 33:30 shënoi Drammeni.