Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Xhiroja e fundit fillon në Ferizaj

Me ndeshjen në mes të Kastriotit e Zhegrës fillon xhiroja e 14-të e Superligës së Kosovës për hendbollistë. Është kjo xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor, përkatësisht për vitin 2018.

Ndeshja Kastrioti – Zhegra luhet të premten (sot) prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kastrioti e Besa Famgas prijnë në tabelë me nga 24 pikë. Zhegra është e shtata me 7 pikë.
Ndeshjet tjera luhen të shtunën e të dielen. Të shtunën janë takimet Drita – Trepça (17:00) e Prishtina – Vëllaznimi (15:30).

Të dielen një ndeshje luhet në Pejë e një në Vushtrri. Në Pejë prej orës 17:00 takohen Besa Famgas e Vushtrria kurse në Vushtrri po nga ora 17:00 Samadrexha e pret Drenicën.