Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Xhiroja e fundit vendos për pozitën e katërt

Xhiroja e fundit e Superligës A të Kosovës në hendboll vendos për skuadrën e fundit që do të kualifikohet në plejof.
Ndeshjet e xhiros së 28-të janë të shtunën, ndërsa në garë për pozitën e katërt janë Rahoveci e Prishtina. Aktualisht Rahoveci është i katërti me 25 pikë, ndërsa Prishtina është e pesta po ashtu me 25 pikë. Rahoveci megjithatë ka punë më të vështirë për ta siguruar pozitën e katërt që dërgon në plejof.
“Vreshtarët” prej orës 19:00 takohen në Pejë me lideren e klasifikimit, Besa Famgas. Besa shumë më herët ka siguruar pozitën e parë për plejof. Ka 23 fitore e dy barazime dhe udhëheq në tabelë me 48 pikë.
Prishtina prej orës 18:30 luan në shtëpi ndaj Kastriotit. Kastrioti është i gjashti me 19 pikë dhe pa gjasa për të lëvizur nga kjo pozitë.
Nëse në fund të dy skuadrat kanë pikë të barabarta, vendi i katërt i takon Rahovecit.
Prej orës 18:00 është ndeshja Vushtrria – Trepça. Trepça në plejof starton prej pozitës së dytë, ndërsa Vushtrria prej të tretës.

Lajme tjera