Xhiroja fillon të premten, superderbi të shtunën

Me ndeshjen Trepça – Vëllaznimi fillon xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës për hendbollistë. Kjo ndeshje e rivalëve të vjetër luhet të premten (nesër) nga ora 18:30 në Mitrovicë. Të dy skuadrat kanë fituar para një jave kurse tashmë janë në mesin e tabelës. Vëllaznimi është në vend të pestë me 12 pikë derisa Trepça renditet e shtata me 9 pikë.

Kjo ndeshje i lë vend tri takimeve që luhen të shtunën. Të shtunën zhvillohet edhe superderbi i stinorit pranveror në mes të Kastriotit e kampionit aktual, Besa Famgas. Derbi luhet në Ferizaj, të shtunën nga ora 19:00. Kastrioti e Besa Famgas i kanë nga 28 pikë dhe mbajnë dy pozitat e para në tabelë. Janë këto dy ekipet kryesore në garën për titull, pa harruar Prishtinën që është e treta me 26 pikë. Ndeshjen e luajtur në Pejë mes Besës e Kastriotit e kishte fituar Besa me dy gola diferencë (21:19).

Pritet që ndeshja në Ferizaj të jetë shumë e fortë, cilësore dhe një reklamë e mirë për hendbollin kosovar në përgjithësi. Poashtu pritet të ketë numër të madh shikuesish për të parë dy skuadat që në rradhët e veta kanë shumë lojtarë reprezentues të Kosovës.

Të shtunën janë edhe ndeshjet Drita – Drenica (17:30) dhe Samadrexha – Zhegra (19:00). Ndeshja e fundit e xhiros së 16-të është ajo në mes të Prishtinës e Vushtrrisë që luhet të dielen nga ora 14:30.

Para ndeshjeve të seniorëve luhen ndeshjet e ligës së kadetëve.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu ka bërë vend në …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. Kalimin në Superligë “vreshtarët” …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Mbetjen …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Suedi, ndërsa sot vazhdon përgatitjet për ndeshjen përmbyllës …

Pasi fundjavën e kaluar filloi gara në Ligën e Pionierëve, këtë javë garat i nisin edhe pionieret. Në grupin …

Në fundjavë janë ndeshjet e dyta të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën është takimi Ferizaj …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova