Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Zgjidhen trajnerët e grupmoshave të reja të Kosovës

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka zgjedhur të enjten trajnerët e grupmoshave të reja të Kombëtares së Kosovës në hendboll. Trajnerët janë zgjedhur për djem dhe vajza.

Hendbollistët e rinj do t’i drejtojnë dy prej emrave më të mëdhenj të hendbollit kosovar. Verim Zherka është zgjedhur trajner i Kombëtares U18, përkatësisht i hendbollistëve të lindur në vitin 2004 dhe më të rinj. Drejtimi i Kombëtares U20, përkatësisht i lojtarëve të lindur në vitin 2002 dhe më të rinj, i është besuar Arben Muqollit.
Te hendbollistet, Mitat Ferati do të drejtojë Kombëtaren U17, përkatësisht lojtaret e lindura në vitin 2006 dhe më të reja. Kombëtaren U19 tani e udhëheq Granit Sahiti. Bëhet fjalë për lojtaret e lindura në vitin 2004 dhe më të reja.
Ferati është trajner në Zvicër, ku punon kryesisht me grupmosha të reja. Ndërkohë Sahiti punon te Ferizaj dhe po ashtu shquhet për punë me të reja.

Trajnerët menjëherë do të nisin angazhimin për aktivitetet e radhës që organizohen nga EHF-ja dhe IHF-ja. Mandati i tyre është dyvjeçar me mundësi vazhdimi edhe për dy të tjera, varësisht nga rezultatet dhe puna e bërë.