Zhegra e Drenica fitojnë në Superligën B

Skuadrat vendase kanë ndalur për vete pikët në dy ndeshjet e javës së 23-të të Superligës B për hendbollistë, që u luajtën të dielen. Kështu Zhegra ka fituar në Gjilan ndaj Samadrexhës me rezultat 32:27, ndërsa Drenica e mposhti në Drenas skuadrën e Trepçës me rezultat 31:29. Përkundër humbjes, Trepça mbetet e para në tabelë me 21 pikë. Drenica renditet e dyta me 16 pikë, e pas saj në vend të tretë është Zhegra me 15 pikë. Samadrexha i ka vetëm dy pikë në pozitën e fundit.

Zhegra – Samadrexha32:27 (17:14)

Zhegra: Ibrahimi, Shaqiri 5, Murseli 1, Dema, F. Isufi 2, L. Haziri 3, Sh. Shaqiri 8, Aliu 3, A. Isufi 9, M. Murseli, Bajrami 1.

Samadrexha: S. Maloku 8, Av. Maloku 2, B. Maloku 8, K. Maloku 3, Al. Maloku, Jashari 4, Basholli 1, Alb. Maloku 1.

Drenica – Trepça 31:29 (15:14)

Drenica: Lladrovci, Muqolli, Thaqi 1, Qorri, Zekaj 4, Hasani 2, Haxhiu 1, Mehmeti 13, Zariqi, Klinaku 9, Haxhiaj 1.

Trepça: Buqinca, Terziqi, Mujka 3, Qabra, Fejzullahu 2, Sejdijaj, Shabani 9, Beqiri, Abazxhiku 7, Nimani, Voca, Maxhera 1, Tahiri, Shala 4, Zhuri 3.

Lajme tjera