Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Zhegra e Vëllaznimi në finale të Ligës së juniorëve

Të shtunën në Gjakovë janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së juniorëve. Në gjysmëfinalen e parë u takuan Zhegra e Besa Famgas. Fitore me rezultatin e ngushtë, 19:17, shënoi skuadra e Zhegrës.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 10:6 për zhegrasit që e mbajtën epërsinë deri në fund.

Arianit Murseli udhëhoqi Zhegrën me 8 gola, kurse 5 i shënoi Elion Goçi. Te Besa Famgas u dallua Jon Vokshi me 7 gola.

Gjysmëfinalja e dytë ishte në mes të Vëllaznimit dhe Prishtinës. Me rezultatin 45:28, fitore shënoi Vëllaznimi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:8. Mali Luzha shënoi 13 gola për Vëllaznimin, kurse 6 herë për Prishtinën shënoi Dardan Ramadani.

Të dielën, po në Gjakovë, prej orës 15:30 është ndeshja për vend të tretë, ndërsa finalja zhvillohet prej orës 17:30.