Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Zhegra feston titullin te pionierët

Zhegra ka dëshmuar se ka të ardhme në hendboll. Zhegra, që po shëndrrohet në qendër të sportit të hendbollit, të dielen ka festuar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll për grupmoshën e pionierëve. Garat përfundimtare për pionier janë zhvilluar në Prishtinë, ndërsa në finale zhegrasit e rinjë fituan ndaj Prishtinës. 24:11 ishte rezultati i finales në të mirë të Zhegrës. Pas pjesës së parë rezultati ishte 9:4 për Zhegrën.

Te Zhegra më efikasi ishte Eldonit Shaqiri me 12 gola. K. Qerimi e D. Ramadani shënuan nga tri herë për Prishtinën.

Në ndeshje për vend të tretë u takuan Trepça dhe Besa FamGas. Fitore shënoi ekipi pejan Besa me rezultat 20:18. 12:7 ishte rezultati pas pjesës së parë në të mirë të Besës.

Të dielen janë luajtur edhe gjysmëfinalet.Prishtina fitoi ndaj Besës me rezultat 15:12, ndërsa Zhegra ndaj Trepçës me rezultat 27:26.

Ndeshjet çerekfinale të ligës së pionierëve, përkatësisht të garave shtesë janë luajtur të shtunën. Të drejtë të lojës kishin lojtarët e lindur në vitin 2002 apo më vonë.

Lajme tjera