Zhegra fiton derbin

Zhegra e ka fituar derbin lokal të luajtur të shtunën në kuadër të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Me ndeshjet e së shtunës është hapur stinori pranveror në kampionatin e Kosovës në hendboll për meshkuj. Në palestrën e qytetit në Gjilan, Zhegra e mposhti Dritën me rezultat 26:22. Zhegrasit e fituan edhe pjesën e parë, me rezultat 11:9. A. Haziri me 10 gola udhëhoqi Zhegrën, ndërsa shtatë herë shënoi Ad. Isufi. Te Drita më efikasi ishte R. Selmani që shënoi shtatë herë.

Me këtë fitore Zhegra është ngritur në vendin e pestë me 15 pikë nga 15 ndeshje, kurse Drita mbetet e treta me 20 pikë.

Kampionia në fuqi, Besa FamGas ka shënuar edhe fitoren e 15-të rresht. Skuadra pejane po të shtunën fitoi në palestrën e saj ndaj Llapit me rezultatin 33:16. Besa prinë në tabelë me 30 pikë, ndërsa Llapi mbetet i fundit me dy pikë. E. Gjuka e D. Tahirukaj shënuan nga shtatë herë për Besën. B. Abazi shënoi pesë gola për Llapin.

Përballjen e rivalëve të vjetër, Kastriotit e Trepçës e fitoi skuadra ferizajase me rezultat 29:22. Kastrioti me 17 pikë mbanë vendin e katërt kurse Trepça ka rënë në vendin e gjashtë me 13 pikë.

Të dielen (nesër) luhet ndeshja mes Vushtrrisë e Prishtinës, që nis në ora 17:00. Kjo xhiro mbyllet të enjten me takimin mes Samadrexhës e Vëllaznimit.

Zhegra – Drita 26:22 (11:9)

Zhegra: A. Agushi, A. Aliu 2, S. Haziri, Ad. Isufi 7, Al. Haziri 10, F. Isufi 2, I. Haziri, Ag. Isufi, Sh. Shaqiri 4, Q. Isufi, B. Agushi 1, L. Idrizi.

Drita: A. Sylejmani, R. Selmani 7, Er. Huruglica 5, Q. Bunjaku, E. Huruglica 1, G. Murtezi 2, L. Mustafi 1, H. Mehmeti 2, G. Veliu 4, E. Shkodra.

Besa FamGas – Llapi 33:16 (18:10)

Besa FamGas: P. Shala, B. Idrizi 2, F. Beqiraj, E. Gjuka 7, K. Jupa 3, K. Tetova 5, A. Curri, T. Megjiq 3, D. Tahirukaj 7, B. Ramosaj 1, A. Tafilaj 3, Y. Muqolli 2, H. Berisha.

Llapi: G. Mani, B. Abazi 5, J. Mani 4, B. Hasani 3, E. Havolli 2, A. Muqiqi, F. Bajrami 1, A. Sejdiu, R. Visoka 1, G. Ratkoceri.

Kastrioti – Trepça 29:22 (13:10)

Kastrioti: M. Mehmeti, D. Dugolli, K. Syla 4, B. Rexhepi 1, A. Dugolli 3, A. Rudari, F. Mustafa 1, L. Shabani 3, E. Hoxha, J. Bislimi, H. Salihu 6, Rr. Ramadani 1, D. Ramadani, D. Haxhimusa 7, Q. Ibrahimi 3.

Trepça: B. Terziqi, Y. Beqiri 1, A. Pllana 2, A. Shala, B. Shala 3, I. Nuhi 3, E. Qela, A. Basholli 11, Q. Sejdijaj 2.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu ka bërë vend në …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. Kalimin në Superligë “vreshtarët” …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Mbetjen …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Suedi, ndërsa sot vazhdon përgatitjet për ndeshjen përmbyllës …

Pasi fundjavën e kaluar filloi gara në Ligën e Pionierëve, këtë javë garat i nisin edhe pionieret. Në grupin …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova