Zhegra fiton si vendase, nesër ndeshja e fundit

Zhegra e ka përfunduar me fitore stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Në kuadër të javës së 14-të, Zhegra të dielen mbrëma në Gjilan e mposhti Samadrexhën me rezultatin 30:21. Rezultati pas pjesës së parë ishte 14:7 për zhegrasit.

Zhegra është përforcuar në mesin e tabelës me këtë fitore. Është e gjashtë me 13 pikë. Ndërkohë Samadrexha është e parafundit (9) me vetëm dy pikë të tubuara. A. Haziri me nëntë gola ishte më efikasi te Zhegra kurse A. Isufi realizoi tetë herë. Te Samadrexha, M. Jashari shënoi shtatë herë.

Stinori vjeshtor mbyllet me ndeshjen mes Vëllaznimit e Kastriotit që luhet të hënën (nesër) nga ora 19:00.

Zhegra – Samadrexha 30:21 (14:7)

Zhegra: A. Agushi, E. Isufi, Idrizi, Q. Isufi, B. Agushi 1, Shaqiri 5, A. Isufi 8, F. Isufi 3, A. Isufi 2, Aliu 2, Haziri 9, Murseli.

Samadrexha:  Basholli 2, Jashari 7, An. Maloku 6, Bunjaku, Hyseni, F. Maloku 1, B. Maloku, Sopjani, Sadiku, 5, Al. Maloku .

Lajme tjera