Zhegra kthehet te fitoret

Pasi në xhiron e kaluar pësoi nga Llapi si vendas, Zhegra është kthyer te fitorja në kuadër të javës së 12-të.

Të enjten, Zhegra fitoi si mysafire e Prizrenit me rezultat 44:32. Me këtë ndeshje është mbyllur java e 12-të e Superligës. Zhegra është e pesta me 12 pikë kurse Prizrenit mbetet i fundit me 3 pikë. H. Salihu me 9 gola e D. Haxhimusa me 8 ishin më efikasët te Prizreni.

Zhegrën e udhëhoqën A. Haziri me 14 gola dhe G. Misini me 10 gola. 

Prizreni – Zhegra 32:44 (16:22)

Prizreni: Etemi, Thaqi 4, Krasniqi 3, Haxhimusa 8, Skenderi 3, Ç. Thaqi, Gashi 2, Ahmetaj, Salihu 9, Ferati 2, Buqaj 1, Bytyqi.

Zhegra: Kurexhaj, Ibrahimi, Murseli 1, Aliu 6, E. Isufi, Shaqiri, Ag. Isufi 2, F. Isufi 7, Haziri 14, Misini 10, Ad. Isufi 3, Agushi 2

Lajme tjera