Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

14 gola të kapitenit Dedaj, ndeshje e madhe edhe nga Quni

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj, ka shkëlqyer për skuadrën elitare zvicerane, Kreuzlingen.
Të shtunën Kreuzlingeni fitoi 30:27 ndaj Wacker Thunit, ndërsa Dedaj i shënoi plot 14 gola.
Nga tri gola te Kreuzlingeni i kishin Drenit Tahirukaj e Lionel Mirdita, ndërsa nga dy i shënuan Bujar Ramosaj e Drilon Tahirukaj. Ramosaj dha kontribut të madh edhe në mbrojtje.
Haris Berisha këtë herë pati më pak hapësirë në portën e Kreuzlingenit që shënoi fitoren e katërt në Superligën e Zvicrës.
Kreuzlingeni është i nënti me 10 pikë nga 16 ndeshje. Në vendin e dytë është skuadra e Luigj Qunit, Amicitia Zurich.
Quni të dielën shkëlqeu duke shënuar gjashtë gola nga shtatë tentime në fitoren 33:29 të Amicitias në derbin ndaj Pfadi Winterthurit.
Në Gjermani, Kastriot Jupa i kishte tri gola ndërsa dha edhe kontribut në mbrojtje në fitoren 27:26 të Cottbusit ndaj Ludwigsfelderit. Ndeshja i takoi Oberligas, ndërsa Cottbusi ishte duke pësuar 16:12 pas pjesës së parë.
Në Kroaci, Kushtrim Ninaj i kishte tri gola për Osijekun që pësoi 34:23 nga Sesvete.

Lajme tjera