15 gola të Muratoviqit në fitoren e Istogut

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën në kuadër të javës së 15-të fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit vendas me rezultat 36:23.
Muratoviq ka shënuar 15 prej golave të Istogut. Shtatë gola i realizoi kapitenja Albina Rugova. Te Kastrioti me efikasitet janë shquar Adriana Salihu e Vahide Gashi me nga 6 gola. Istogu shënoi fitoren e 15-të rresht dhe udhëheq në tabelë me 30 pikë. Kastrioti është i katërti me 21 pikë.
Në vend të dytë në tabelë ka dalë Prishtina, që tani i ka 25 pikë, një më shumë se Vushtrria që luan nesër. Prishtina fitoi 40:28 ndaj Shqiponjës. Alma Nivokazi realizoi 9 gola për Prishtinën kurse Aida Stagova e Eduarta Kurteshi nga 7. Agoneta Goqi realizoi 10 gola për Shqiponjën kurse Shpresa Fazlija shënoi 6 gola.
Fitore shënuan edhe Samadrexha ndaj Dritës (33:17), Vjosa ndaj KEK-ut (25:18) dhe Vëllaznimi ndaj Jusuf Gërvallës (27:22).

Lajme tjera