Besa e Prishtina me fitore të thella

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë përfundoi me rezultat 40:21 për Besën.Ekipi vendas është mbajtur në 15 minutat e parë, por më pas pejanët kanë nisur shkëputjen.Yll Muqolli ka realizuar 10 gola kurse Ylli Visoka 7. Te Trepça 7 gola […]

15 gola të Muratoviqit në fitoren e Istogut

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën në kuadër të javës së 15-të fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit vendas me rezultat 36:23.Muratoviq ka shënuar 15 prej golave të Istogut. Shtatë gola i realizoi kapitenja Albina Rugova. Te Kastrioti me efikasitet janë shquar Adriana […]

Beqiri e Krasniqi drejtuan ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi ishin të angazhuar për të ndarë drejtësinë në takimin HC Metalurg – Abanca Ademar Leon. Ndeshja e skuadrës shkupjane me atë spanjolle përfundoi me rezultat të barabartë, 27:27. Beqiri e Krasniqi për delegat e […]

Sot ndeshjet e xhiros së 21-të

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 21-të të Superligës, përkatësisht xhiros së tretë të Superligës A. Kombëtarja mblidhet të premten, ndërsa ndeshjet me Rumaninë janë javën tjetër. Për këtë arsye ndeshje të Superligës nuk do të ketë në fundjavë dhe gjatë […]

Vëmendja në Ferizaj e në Vushtrri

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së 15-të. Sot pritet ndeshje interesante në mes të Kastriotit dhe Istogut. Kjo ndeshje është nga ora 18:00 në Ferizaj. Kastrioti është i katërti me 21 pikë, ndërsa Istogu udhëheq në tabelë me 28 pikë. Ndeshjet tjera […]