Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 21-të të Superligës, përkatësisht xhiros së tretë të Superligës A.
Kombëtarja mblidhet të premten, ndërsa ndeshjet me Rumaninë janë javën tjetër. Për këtë arsye ndeshje të Superligës nuk do të ketë në fundjavë dhe gjatë javës së ardhshme.
Sot luhen të gjitha dy ndeshjet e javës së 21-të. Nga ora 18:00 takohen Trepça me Besa Famgasin, ndërsa një orë më vonë nis ndeshja Prishtina – Vëllaznimi kurse Kastrioti – Drenica zhvillohet të enjtet nga ora 19:00.
Besa Famgas është në vend të parë dhe vlerësohet favorite e madhe ndaj Trepçës së vendit të tretë. Në dy ndeshjet tjera favoritë janë nikoqirët, Prishtina e Kastrioti.