Afat shumë i pasur kalimtar

Se edicioni i ardhshëm i garave në hendbollin kosovar pritet të jetë interesant dëshmon fakti që shumë klube janë riorganizuar apo kanë premtuar se do të bëjnë një gjë të tillë. Edhe afati i rregullt kalimtar i hendbollistëve, që përfundoi të dielen në mesnatë, shihet si dëshmi për një edicion interesant që pritet të jetë […]

Kombëtarja U-18 mbledhet më 29 korrik

Aktivitetet e ngjeshura të ekipeve kombëtare të Kosovës në hendboll do të vazhdojnë edhe gjatë muajit gusht. Do të jetë kombëtarja U-18 e hendbollistëve që do të paraqitet në kampionatin evropian, Divizioni B, që do të mbahet në Austri prej 10 deri më 19 gusht. Për t’u përgatitur sa më mirë për këtë garë të […]

Kosova me fitore të madhe ndaj Moldavisë

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll të hënën ka treguar fytyrën e vërtetë në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Me një paraqitje cilësore, kombëtarja jonë fitoi ndaj Moldavisë me rezultat bindës, 32:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 12:12, por në të dytën djelmoshat tanë […]

Kombëtarja luan dy miqësore në Slloveni

Në foto shihen hendbollistët e Kombëtares sonë bashkë me trajnerët e tyre.

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll, por me mungesa të shumta në përbërje, do të luajë dy ndeshje miqësore-kontrolluese në Slloveni. Kombëtarja jonë do të ketë përballë kombëtaren e Arabisë Saudite, ndërsa ndeshjet shërbejnë për të fituar përvojë për djelmoshat e rinjë dhe për të provuar disa emra të rinjë. Kombëtarja të shtunën është nisur […]