Prishtinës i takon ndeshja e fundit e javës

Prishtina ka fituar ndaj Vushtrrisë në ndeshjen përmbyllëse të javës së 16-të të Superligës për hendbollistë. Të dielen, Prishtina fitoi me 10 gola dallim, 37:27. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:12 në të mirë të skuadrës prishtinase. O. Beshiri e B. Abazi ishin më efikasët në fitoren e Prishtinës, duke shënuar nga tetë gola. […]

Spektakli në Ferizaj i takon Kastriotit

Kastrioti e ka fituar derbin e xhiros së 16-të dhe të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti kampionin aktual, Besa Famgas me rezultat 20:17. Ndeshja e ka arsyetuar epitetin e derbit të madh. Në një atmosferë të mirë sportive, para […]