Trepça me fitore të madhe në Gjakovë, kalon në gjysmëfinale

Në foto shihen lojtarët e të dy ekipeve duke luajtur hendboll.

Trepçës i ka takuar ndeshja kryesore e çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Trepça të enjten mbrëma fitoj ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 31:25. Ndeshja është luajtur pa praninë e shikuesve, në bazë të vendimit të FHK-së. Mitrovicasit kanë nisur shkëputjen pas minutës së 15-të ndërsa pas […]

Prishtina e Kastrioti i bashkohen Vushtrrisë në gjysmëfinale

Në foto shihet një lojtare e cila në dorë ka topin dhe është hedhur lartë për të shënuar gol, kurse mbrapa është një bashkëlojtare e saj duke vrapuar.

Të enjten janë luajtur edhe dy ndeshje tjera çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Sipas vendimit të FHK-së ndeshjet janë luajtur pa shikues, ndërsa në gjysmëfinale kanë kaluar Prishtina e Kastrioti. Të mërkurën gjysmëfinalen e siguroj Vushtrria që fitoj derbin e kësaj fazë ndaj Ferizajt. Prishtina të enjten ka fituar […]

FHK-ja kërkon të shtyhen ndeshjet me Bjellorusinë

Në foto shihen hendbollistet e Kombëtares sonë duke e dëgjuar Himnin e Kosovës para fillmit të ndeshjes.

Federata e Hendbollit të Kosovës ka sygjeruar dhe ka kërkuar nga EHF-ja që të shtyhen ndeshjet kualifikuese në mes të Kosovës dhe Bjellorusisë (femrat) për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ndeshja Kosova – Bjellorusia është caktuar të luhet më 25 mars në Prishtinë kurse një ndeshje tjetër është planifikuar për në Minsk më […]

Ndeshjet e hendbollit luhen pa praninë e shikuesve

Në foto shihen lojtarët duke luajtur hendboll, dhe fotoja është shkrepur nga këndi i ulëseve të shikuesve.

Ky është vendim i FHK-së i cili është në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga koronavirusi (COVID – 19). Është Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës që ka vendosur që ndeshjet e hendbollit në vendin tonë të zhvillohen pa praninë e shikuesve në palestra. Pa […]