Tjetër fitore e Besës ndaj Rahovecit

Besa Famgas e ka mposhtur Rahovecin në kuadër të Superligës A të Kosovës në hendboll. Pasi të mërkurën e mposhti në kuadër të çerekfinales së Kupës, Besa Famgas të premten mbrëma fitoi ndaj Rahovecit me rezultatin 39:24. Plot 14 lojtarë të ekipit pejan shënuan gola në ndeshjen që e hapi javën e 22-të të Superligës […]

Nesër shorti i gjysmëfinales së Kupës

Të shtunën prej orës 12:00 tërhiqet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll. Shorti tërhiqet për të dy konkurrencat. Ndeshjet çerekfinale janë zhvilluar në mesjavë, ndërsa ka mbetur të zhvillohet edhe turneu final i Kupës. Pra, gjysmëfinalet dhe finalet në të dy konkurrencat luhen në një vend.

Favoritët para fitoreve të reja

Vëllaznimi – Istogu është ndeshja që e hap javën e 18-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 14:00 në Gjakovë.Istogu është lider me 34 pikë dhe llogarit në dy pikë të reja nga udhëtimi në Gjakovë. Vëllaznimi mban vendin e tetë me 12 pikë […]

Sot fillon xhiroja e 22-të

Me ndeshjen Besa Famgas – Rahoveci fillon xhiroja e 22-të e Superligës A të Kosovës në hendboll. Kjo ndeshje zhvillohet të premten (sot) prej orës 17:30 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Skuadra vendase është favorite e madhe. Besa Famgas ka fituar 21 ndeshjet e deritashme dhe llogarit edhe në fitoren e 22-të. Këto dy skuadra […]