Prishtina me rikthim të madh, fiton gjysmëfinalen e parë

Hendbollistet e Prishtinës kanë bërë rikthim të madh në rezultat për ta fituar gjysmëfinalen e parë të plejofit ndaj Ferizajt. Të enjten mbrëma në kryeqytet, Prishtina fitoi me rezultat 39:32 për ta bërë hapin e parë drejt finales të plejofit. Pjesa e parë u ka takuar mysafireve nga Ferizaj që në pushim shkuan me epërsinë […]

Besa Famgas fiton ndeshjen e parë me Rahovecin

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa të enjten mbrëma e mposhti Rahovecin me rezultat 37:31. Ndonëse Besa ishte vendase, ndeshja u luajt në Rahovec. Pjesa e parë u ka takuar plotësisht pejanëve që në pushim shkuan me rezultatin 23:8. Në pjesën […]

Prishtina përmbys rezultatin dhe fiton gjysmëfinalen e parë

Prishtina ka dominuar në pjesën e dytë për ta fituar gjysmëfinalen e parë të plejofit ndaj Trepçës. Ndeshja e luajtur të enjten mbrëma në kryeqytet përfundoi me rezultat 34:29 në të mirë të skuadrës vendase. Pjesa e parë u ka takuar mysafirëve nga Mitrovica që ishin në epërsi të vazhdueshme. Epërsia e “xehetarëve” shkoi deri […]

Fitore e rëndësishme e Kosovës ndaj Greqisë

Hendbollistet tona të reja kanë luajtur një ndeshje shumë të mirë të enjten pasdite. Në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë, Kosova U16 ka shënuar fitore ndaj Greqisë. 17:14 në të mirë të vajzave tona ishte rezultati në fund. Ndeshja ishte e rëndësishme për plasman përfundimtar. Vajzat tona kanë shfaqur nivel të […]

Istogun bën hapin e parë drejt finales së madhe

Hendbollistet e Istogut e kanë fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës. Të mërkurën mbrëma në palestrën e qytetit në Istog, skuadra vendase e mposhti Vushtrrinë me rezultat 32:22. Istogut tani i duhet edhe një fitore apo një barazim për të kaluar në finale të plejofit. Ndeshja e dytë luhet në […]