Fitore e rëndësishme e Kosovës ndaj Greqisë

Hendbollistet tona të reja kanë luajtur një ndeshje shumë të mirë të enjten pasdite. Në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë, Kosova U16 ka shënuar fitore ndaj Greqisë.

17:14 në të mirë të vajzave tona ishte rezultati në fund. Ndeshja ishte e rëndësishme për plasman përfundimtar.

Vajzat tona kanë shfaqur nivel të kënaqshëm prej fillimit të takimit dhe kanë diktuar tempon e lojës.

Në lojën e Kombëtares tonë kanë funksionuar shumë gjëra si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.
Përvoja e fituar në ndeshjet e kaluara natyrisht se ka shërbyer dhe elemente pozitive janë shfaqur. Me ndeshjen ndaj Greqisë këto vajza kanë dëshmuar se kanë të ardhme, por natyrisht i pret rrugë e gjatë.

Të enjten paradite, Kosova luajti ndeshje tjetër për plasman. U mposht nga Sllovakia me rezultat 36:22.

Në ndeshjen ndaj Greqisë lojtarja më e mirë u shpall portierja Marisa Berisha.

Lajme tjera