Besa Famgas fiton ndeshjen e parë me Rahovecin

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa të enjten mbrëma e mposhti Rahovecin me rezultat 37:31. Ndonëse Besa ishte vendase, ndeshja u luajt në Rahovec.

Pjesa e parë u ka takuar plotësisht pejanëve që në pushim shkuan me rezultatin 23:8. Në pjesën e dytë rahovecasit janë afruar në rezultat, por pa rrezikuar fitoren e Besës.

Ardit Tafilaj ishte më efikasi te Besa me 9 gola. Te Rahoveci, Besmir Kusari shënoi 9 gola.

Besës tani i duhet edhe një fitore apo një barazim për të kaluar në finale të plejofit.

Lajme tjera