Prishtina në finale, fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Trepçës

Prishtina është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina e ka fituar edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Trepçës.Të dielën mbrëma në “Minatori”, Prishtina fitoi me rezultatin 38:32. Vetëm fillimi i ndeshjes u ka takuar vendasve. Më pas Prishtina nisi shkëputjen graduale dhe në pushim shkoi me avantazh prej […]

Xhema – Jahja drejtojnë ndeshjen në të cilën Kroacia siguroi Evropianin

Ndeshje evropiane në fundjavë kanë drejtuar edhe gjyqtarët Sherif Xhema e Besfort Jahja. Të dielën mbrëma ata ishin në Poreç, ku hendbollistet e Kroacisë luajtën me Çekinë. Kroacia fitoi 33:30, ndonëse pas pjesës së parë pësonte me 14:13. Me këtë fitore, Kroacia ka siguruar kualifikimin në Evropianin që këtë vit mbahet në Slloveni, Mal të […]

Bytyqi – Kasapi drejtuan ndeshjen Danimarka – Ishujt Faroe

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Ilir Bytyqi e Syart Kasapi, të shtunën drejtuan ndeshje të kualifikimeve për Evropianin e hendbollisteve që mbahet këtë vit. Në Naestved të Danimarkës, u luajt ndeshja Danimarkë – Ishujt Faroe. Skuadra vendase fitoi me rezultat bindës, 26:15. Danimarka ka mbyllur kualifikimet në vendin e parë në grup me 12 pikë dhe […]

Beqiri – Krasniqi drejtuan ndeshjen gjysmëfinale të Kupës Evropiane

Dyshja kosovare e gjyqtarëve të hendbollit, Eshref Beqiri – Ilir Krasniqi, ka drejtuar ndeshje me rëndësi të shtunën mbrëma. Beqiri e Krasniqi ishin të angazhuar në Norvegji, ku u luajt gjysmëfinalja e parë e Kupës Evropiane për hendbollistë. U takuan skuadrat norvegjeze, Drammen HK dhe Naerbo IL. Fitore me rezultat 30:27 shënoi skuadra vendase. Gjyqtarët […]

Besa Famgas, finalistja e parë

Besa Famgas është finalistja e parë e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në gjysmëfinale, Besa në dy ndeshje ishte më e mirë se Rahoveci. Skuadra pejane fitoren e dytë e arriti të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi”. Kampionia aktuale, Besa Famgas, fitoi ndaj Rahovecit me rezultat 40:26. Victor Alonso me 12 gola […]